Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 2 min lexim

Kallasi për vizitën e Vuçiqit në Moskë: Shtetet anëtare s’e pranojnë lehtësisht këtë

Redaksia Lajmetereja • 08-05-2025 16:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kallasi për vizitën e Vuçiqit në Moskë: Shtetet anëtare s’e pranojnë lehtësisht këtë
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka komentuar vizitën në Moskë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Duke u pyetur nga gazetarët në konferencë për media, pas takimit joformal të ministrave të jashtëm të BE-së në Varshavë, Kallas ka thënë se “mbetet në ndërgjegjen e gjithë atyre që po shkojnë përkrah Putinit”. “Nga këndvështrimi pozitiv, ushtria e Serbisë s’po merr pjesë në paradë. Do të kishte qenë hap në nivel tjetër. Sigurisht mbetet në ndërgjegjen e gjithë atyre njerëzve që po shkojnë përkrah Putinit, i cili po bën luftë tash, jo në histori, por tash. Luftën më të madhe në Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore. Sigurisht, siç kam thënë më herët, shtetet anëtare nuk e pranojnë lehtësisht. Kur diskutojmë hapat e ardhshëm, shtetet anëtare kanë shumë pyetje. Kush është miku yt? Me kë po merresh?” – ka thënë Kallas. Vuçiq gjendet në Moskë me ftesë të presidentit rus Vladimir Putin, për të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores. Vizitën e nisi të mërkurën. Të premten ai pritet të ketë takim me presidentin rus Vladimir Putin. E ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, ka thënë se “duhet qartësi morale, të dihet se kush është agresori e kush është viktima e agresionit dhe se Lufta e Dytë Botërore s’bën të vë hije mbi këtë”. Ai ka thënë se presidenti rus Putin po mundohet të vë hije, pasi  luftën në Ukrainë e nisi me pretendimin se po e lufton nazizmin. “Ukraina është shtet demokratik, e Rusia ka më tepër të burgosur politik tash se që kishte në kohën e Bashkimit Sovjetik. Duhet të kemi qartësi morale, kush është agresori e kush është viktima e agresionit. Lufta e Dytë Botërore s’bën të përdoret për të vënë re mbi këtë çështje”, ka thënë Sikorski.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar