Kronikë
Masat e sigurisë për protestuesit/ Avokatët: Mungojnë provat, kallëzuam në SPAK dhunën e policisë
Reklamë e Sponsorizuar
Pasi Gjykata dha vendimet për 19 personat e arrestuar gjatë ditës së parë të protestave, mbrojtja ligjore ka ngritur akuza të rënda ndaj organit të akuzës dhe strukturave të rendit. Sipas avokatëve, i vetmi element i paraqitur nga prokuroria ndaj të ndaluarve ishte thjesht pjesëmarrja në tubim, e cila nuk përbën vepër penale.
Avokati Marash Logu, i cili ka asistuar 19 protestuesit e ndaluar më 13 dhe 14 tetor, theksoi se për asnjë prej tyre nuk pati prova se kishin kryer veprime të paligjshme. Gjatë seancës u vendos masë sigurie 'arrest në burg' për 1 person, 'arrest shtëpie' për 6 të tjerë dhe 'detyrim paraqitje' për 12 protestues. Logu denoncoi gjithashtu se shtatë prej tyre shfaqnin shenja të dukshme dhunë të ushtruar që nga momenti i ndalimit e deri në komisariat, ndërsa bëri të ditur se do të ndërmerren hapa ligjorë kundër efektivëve përgjegjës.
Nga ana e saj, avokatja Adriana Kalaja u shpreh se shumë prej të pranishmilor në gjykatë ishin studentë, duke përmendur rastin e Klevis Metës, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, dhe të studentit ekselent të fizikës, Xhejson Patoku, i cili paraqiti dëshmi dhe shenja të dhunës ekstreme. Kalaja kritikoi vendimmarrjen e Gjykatës së Tiranës, duke e quajtur atë thjesht një zbatim formal të kërkesave të prokurorisë.
Mbrojtja ka ndërmarrë veprime konkrete duke depozituar një kallëzim penal në SPAK që përfshin zyrtarë të lartë, nga ministri i Brendshëm e deri te drejtuesit e policisë dhe të komisariateve, për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve, përfshirë edhe minorenë. Ndërkohë, sa i takon masës 'arrest në burg' për Abdullah Thaçin, ajo u caktua për shkak të disa kartave bankare të gjetura, ndërsa për personat e tjerë pretendohet se reaguan ndaj ndërhyrjeve të dhunshme të policisë ndaj studentëve dhe gjimnazisteve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: