Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Abdixhiku: Propozimi për qeveri tranzicionale mbetet, por LDK-ja nga sot merret me zgjedhjet lokale

Redaksia Lajmetereja • 08-05-2025 11:32
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Abdixhiku: Propozimi për qeveri tranzicionale mbetet, por LDK-ja nga sot merret me zgjedhjet lokale
Lidhja Demokratike e Kosovës po insiston në propozimin për krijimin e një qeverie tranzicioni me të gjitha partitë shqiptare. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se propozimi ende është i vlefshëm. “Kohë për të humbur më nuk kemi. Zgjidhje dhamë; zgjidhja jonë aty mbetet - kurdo që janë të gatshëm të tjerët”, ka shkruar ai në Facebook. Abdixhiku ka thënë se LDK-ja krahas konstituimit të institucioneve, do të merret me zgjedhjet lokale qysh tash. Ai ka shtuar se nga sot do të nisin konsultimet e brendshme për kandidatët për kryetarë komunash e këshilltarë lokalë. “Deri atëherë, përtej gjithë bllokadës që na shërbehet pa vizion, përtej mbledhive repetitive 48 orëshe pa ndonjë qëllim, LDK do të merret me proceset e veta përpara, aty ku s’mund të na kurthojnë. Do të merret me Zgjedhjet Lokale. Prandaj, sot kam thirrur në takim të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së, për të nisur procesin konsultativ e përgatitor mbi Zgjedhjet Lokale 2025 që do të mbahen këtë vjeshtë”, ka thënë tutje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar