Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Edi Rama jep lajmin e madh: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në Aeroportin e Kukësit (Video)

Redaksia Lajmetereja • 08-05-2025 11:30
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Edi Rama jep lajmin e madh: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në Aeroportin e Kukësit (Video)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se së shpejti në Kukës do të nisë fluturimet kompania e re ajrore “Air Kosova”. Ai tha se kompania është regjistruar që në janar të këtij viti dhe po punon për të siguruar avionët. “Për ata që thonë se ky është fluturim “fake” që bëhet për propagandë dhe pastaj aeroporti do të mbetet si Kukësi. Ai aeroport ka pasur sfidë më vete për sigurimin e operatorëve, ka problematikë me korridorin e uljes, nuk është aeroport i thjeshtë. Nuk është gjetur në kohë një ‘akullthyes’ që do të dëshmojë se ai aeroport ia vlen. Do të kemi së shpejti një kompani të re shqiptare që do të nisë fluturimet në aeroportin e Kukësit. ‘Air Kosova’ do të jetë kjo kompani, me dy avionë të krenarisë sonë të përbashkët”, deklaroi Rama, raporton A2cnn. “Kompania është regjistruar që në janar të këtij viti dhe po punon për të siguruar avionët. Nuk do të jap datë sepse kam mësuar që këto datat që jap unë fusin brenda syrin e keq”, shtoi Rama. Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar