Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Formë e shkëlqyer: Fisnik Asllani shënon golin e parë në Europa League ndaj Besiktasit

Redaksia Lajmetereja • 15-10-2026 20:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Formë e shkëlqyer: Fisnik Asllani shënon golin e parë në Europa League ndaj Besiktasit
Sulmuesi shqiptar Fisnik Asllani ka lënë sërish gjurmë me fanellën e Hoffenhemit, duke gjetur rrjetën në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Evropës kundër gjigantit turk, Besiktas. Pasi pranoi një asistim të saktë nga Tim Lemperle brenda zonës, Asllani goditi bukur me këmbën e djathtë, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë të portës dhe duke mos i lënë asnjë shans reagimi portierit kundërshtar. Ky është realizimi i parë sezonal në Evropë për 21-vjeçarin, i cili vjen në një moment të shkëlqyer formë, pas paraqitjes fantastike që dhuroi gjatë fundjavës në elitën e futbollit gjerman, Bundesligë. Për Asllanin kjo është vetëm paraqitja e tij e dytë si titullar me skuadrën gjermane përgjatë këtij edicioni, pasi më parë është dashur të menaxhojë disa shqetësime fizike që e kanë mbajtur larg fushave.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar