Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 2 min lexim

Një vit burgim për shoferen që goditi për vdekje këmbësorin te Ministria e Arsimit

Redaksia Lajmetereja • 08-05-2025 10:32
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Një vit burgim për shoferen që goditi për vdekje këmbësorin te Ministria e Arsimit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Yllka Berishës, duke e dënuar me një vit burgim dhe dënim plotësues ndalimi i drejtim të automjetit në kohëzgjatje prej dy vitesh, për akuzën se shkaktoi aksident më 26 shkurt të vitit të kaluar, ku mbeti i vdekur një këmbësor. Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë të enjten, gjyqtari Driton Berisha. Gjyqtari Berisha njoftoi se të akuzuarës Berisha në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtepiak. Ndaj vendimit të Themelores, palët kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit, shkruan Betimi për Drejtësi transmeton Klankosova.tv. Sipas aktakuzës së ngritur më 17 korrik 2024 nga Prokuroia Themelore në Prishtinë, e akuzuara Yllka Berisha më 26 shkurt 2024, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, nga pakujdesia e derisa ishte duke ngasur veturën e saj, ka vepruar në kundërshtim me nenin 53 LRTRR-së, ashtu që duke mos përshtatur shpejtësinë gjatë kthimit gjysmërrethor, duke mos u siguruar se një veprim i tillë mund të paraqes rrezik jo vetëm për veten e vet, por edhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik dhe duke mos pasur përqendrimin e duhur rreth drejtimit të automjetit, nuk kishte marrë harkun e nevojshëm për kthim gjysmërrethor në mënyrë të sigurt. Aktakuza thotë se në kthim e sipër duke parë rrezikun frenon vrullshëm dhe nuk mund të ndalet, vazhdon derisa kalon mbi trotuar dhe mbi shtegun për çiklistë, pastaj vazhdon derisa me pjesën ballore të automjetit e kishte goditur shtyllën e semaforit që është ngjitur me vendkalim të këmbësorëve, me atë rast shtylla e semaforit ishte anuar dhe si pasojë me pjesën e sipërme e kishte goditur në kokë kembësorin- tani të ndjerin Sh.H., i cili në atë moment ishte duke qëndruar në vendkalim të këmbësorëve në afërsi të semaforit, me qëllim që të kalojë rrugën. Si pasojë e aksidentit, këmbësori kishte pësuar lëndime të rënda trupore me pasoja vdekje në vendin e aksidentit. Për këto veprime, e akuzuara Berisha ngarkohej me veprën penale “Rrezikim i trafikut publik” nga neni 370, par.9 lidhur par 6 dhe par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar