Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi 1 min lexim

Ushtarët e FSK-së do të regjistrohen kur hyjnë dhe kur dalin nga puna, gati të vendosen aparatet

Redaksia Lajmetereja • 08-05-2025 10:30
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ushtarët e FSK-së do të regjistrohen kur hyjnë dhe kur dalin nga puna, gati të vendosen aparatet
Kazerma “Adem Jashari” planifikon të evidentojë pjesëmarrjen e pjesëtarëve të FSK-së në punë, duke instaluar aparate për vijueshmëri. Autoriteti Kontraktues bëri të ditur se vlera kontratës ishte parashikuar të arrinte në 10 mijë euro, por që do të shqyrtonte tenderin e përgjegjshëm me çmimin më të ulët. Kontrata iu dha dje kompanisë “Infinit SHPK”, që çmimin ofertues më të ulët e pati 5768 euro, teksa pritet të nënshkruhet sot, shkruan IndeksOnline. Tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ofertues kapi vlerën prej 7966 eurosh. “AK i MM-së, ka për qëllim që të lidhe një kontratë me një OE, që do të ketë kapacitet të kryej: Furnizim me aparate të vijueshmërisë në punë për nevojat e FSK-së. Realizimi i projektit në fjalë do të ndikojë në masë të madhe në menaxhimin dhe përmirësimin e kushteve të mbajtjes se evidencave për vijueshmëri në punë të personelit të FSK-së” thuhet në njoftimin e dhënies së kontratës. Kompania e kontraktuar ka kohë 60 ditë të përfundojë realizimin e obligimeve të kontratës, duke ofruar garanci të paktën 2-vjeçare për produktet, të cilat duhet të ofrohen të paketuara, me manuale përdorimi dhe lehtësisht të integrueshme në sistemet e kazermës së FSK-së. Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar