Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

“Clark ishte shpëtimtar i jonë”, Rama i ndërhyn punëtorit kosovar: Shpëtimtar ishte UÇK në krye me Hashim Thaçin

Redaksia Lajmetereja • 08-05-2025 10:30
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Clark ishte shpëtimtar i jonë”, Rama i ndërhyn punëtorit kosovar: Shpëtimtar ishte UÇK në krye me Hashim Thaçin
Kryeministri i Shqipërsië, Edi Rama, sot ka qëndruar në Aeroportin e Vlorës, ku edhe po bëhen testimet teknike dhe do të bëhet edhe fluturimi i parë certifikues. Shumë punëtorë që kanë punuar në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës janë kosovarë, disa prej të cilëve Rama i ka takuar sot gjatë qëndrimit aty, shkruan Gazeta Express. Një prej tyre është edhe kosovar Idriz Makolli, i cili ka një lidhje tepër speciale me gjeneralin amerikan Wesley Clark. Makolli ia ka përmendur Ramës gjeneralin amerikan gjatë një bisede të shkurtër që kanë pasur tek punishtja e Aeroportit të Vlorës dhe i ka thënë se “Clark ishte shpëtimtari i Kosovës”, shkruan Gazeta Express. Pas kësaj, Rama i është kthyer duke i thënë se shpëtimtare e Kosovës ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës në krye me komandantin Hashim Thaçi. “Shpëtimtar i juaji ka qenë UÇK me komandantin e madh Hashim Thaçi”, ka thënë Rama. Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar