Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

LDK nis përgatitjet për zgjedhjet lokale 2025 – Abdixhiku thërret në mbledhje kryetarët e Degëve

Redaksia Lajmetereja • 08-05-2025 09:15
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
LDK nis përgatitjet për zgjedhjet lokale 2025 – Abdixhiku thërret në mbledhje kryetarët e Degëve
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur sot kryetarët e degëve të partisë për të nisur procesin konsultativ dhe përgatitor në kuadër të Zgjedhjeve Lokale që pritet të mbahen këtë vjeshtë, transmeton portali DrenicaOnline. Në njoftimin e tij publik, Abdixhiku thekson se LDK nuk ka kohë për të humbur dhe se partia është e gatshme për procese edhe më të mëdha, “kurdo që janë të gatshëm të tjerët.” “LDK do të merret me proceset e veta përpara, aty ku s’mund të na kurthojnë. Do të merret me Zgjedhjet Lokale”, ka shkruar ai, duke shtuar se si fituese e zgjedhjeve të fundit lokale, ku qeveris në 9 komuna me 206 këshilltarë lokalë, LDK hyn në këtë garë me vullnet, bindje dhe përgatitje. Abdixhiku ka bërë të ditur se nga sot nisin konsultimet e brendshme për kandidatë për kryetarë komunash dhe këshilltarë lokalë, duke theksuar rëndësinë e integritetit dhe gatishmërisë për t’i shërbyer qytetarëve. “LDK i ka dyert e hapura për secilin. LDK mbetet e juaja. LDK mbetet dashni”, përfundon ai. Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar