Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale 1 min lexim

Ende asnjë shpresë, vazhdojnë kërkimet për 29-vjeçarin që u zu poshtë nga rëra te “Qafa e Burrelit”

Redaksia Lajmetereja • 08-05-2025 08:47
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ende asnjë shpresë, vazhdojnë kërkimet për 29-vjeçarin që u zu poshtë nga rëra te “Qafa e Burrelit”
Që prej mesditës të shtunës së kaluar akoma asnjë nga kërkimet e Ardit Beshiri, ku pas çarjes së një rezervuari i cili ishte krijuar për të filtruar ujërat që rrjedhin gjatë procesit të përpunimit të kromit 29 vjeçari u rrëmbye nga masivi i mineralit të kromit dhe inerteve me gjithë mjetin me të cilin po punonte. Ndërkohë gjatë këtyre ditëve forcat e kërkim-shpëtimit, forcat e armatosura, banorët e zonës e familjarë janë vënë kërkim të 29 vjeçarit por deri më tani nuk ka asnjë rezultat. Kërkimet janë bërë që nga fundi i rrjedhës së përroit e cila ndodhet afër lumit Mat e në drejtim së Qaf Burrelit, ku dhe ndodhet fabrika e përpunimit të kromit. Ndërkohë për të ndjekur nga afër përpjekjet për gjetjen e 29 vjeçarit ka qenë i pranishëm edhe kreu i emergjencave civile Haki Çako, po ashtu gjatë ditës së djeshme në vendin e ngjarjes kanë shkuar më ndihmë edhe forcat e ushtrisë së Kosovës. Të shtunën e 3 Majit 29 vjeçari Ardit Beshiri ka qenë duke punuar me eskavator, në stokun e fabrikës së përpunimit të kromit, e cila muajt e fundit shfrytëzohej nga një shoqëri kineze. Në rrethana ende të paqarta është çarë rezervuari dhe nga vërshimi i ujit dhe inerteve, i riu është rrëmbyer nga rrjedha bashkë me mjetin e tij…. Ndërkohë gjatë pasdite së djeshme është gjetur një pjesë e fadromës, ku dhe është vendosur perimetri i sigurisë për të vijuar kërkimet rreth zonës!
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar