Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

LDK me kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ish-ministrave

Redaksia Lajmetereja • 08-05-2025 07:32
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
LDK me kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ish-ministrave
LDK sot në orën 13:15, do të dorëzojë kallëzim penal për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-Kryeministrit Kurti dhe ish ministrave, të rizgjedhur deputetë”. Lidhja Demokratike e Kosovës, se kallëzimi penal do të dorëzohet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë. “Të nderuar përfaqësues të medieve, sot (e enjte), në orën 13:15, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-Kryeministrit Kurti dhe ish ministrave, të rizgjedhur deputetë. Vendi: Prokuroria Speciale, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e kësaj partie transmeton Klankosova.tv. Më herët nga LDK-ja kanë thënë se Albin Kurti dhe deputetë të LVV-së po e ushtrojnë në mënyrë joligjore mandatin e kryeministrit dhe ministrave, edhe pasi janë zgjedhur deputetë. Nënkryetarja e kësaj partie, Hykmete Bajrami, kishte deklaruar se nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve më 27 mars, i bie se “qytetarë të thjeshtë kanë marrë vendime në ndërtesat e Qeverisë së Republikës së Kosovës”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar