Aktuale
Kushtet e pasigurta rrezikojnë punëtorët: Pezullohen punimet në një kantier ndërtimi në Ferizaj
Reklamë e Sponsorizuar
Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë masa urgjente gjatë një inspektimi të realizuar në një kantier ndërtimi në qytetin e Ferizajt, ku janë konstatuar shkelje të rënda të rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Si pasojë e këtyre parregullsive, ky institucion ka marrë vendim zyrtar për ndalimin e përkohshëm të çdo aktiviteti ndërtues në këtë objekt. Ky pezxhim do të mbetet në fuqi deri në momentin kur pronarët të plotësojnë të gjitha kushtet e nevojshme dhe të elimanojnë mangësitë e evidentuara nga inspektorët.
Në njoftimin zyrtar, Inspektorati Qendror i Punës thekson se do të vazhdojë monitorimin e rreptë për zbatimin e ligjit. Gjithashtu, u është bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të tregojnë përgjegjësi duke respektuar standardet e sigurisë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve tragjike dhe aksidenteve gjatë orarit të punës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: