Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale 1 min lexim

Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë, gruaja gjendet pa shenja jete në banesë

Redaksia Lajmetereja • 08-05-2025 06:30
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë, gruaja gjendet pa shenja jete në banesë
Publikuar më: Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar dje në lagjen “Fan Noli” në Mitrovicë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Siç mëson Sinjali, viktima është identifikuar si Kumrije Avdiu, rreth 56-vjeçare, e cila jetonte e vetme. Rasti është zbuluar pasi shoqja e saj ka alarmuar Policinë, duke raportuar se e ndjera nuk po i përgjigjej thirrjeve të saj telefonike. Pas njoftimit, njësitë policore bashkë me zjarrfikësit kanë ndërhyrë në banesë duke thyer derën, ku më pas është gjetur trupi i pajetë i gruas. Fillimisht, në konsultim me prokurorin kujdestar, nuk është iniciuar rast penal dhe trupi i të ndjerës i është dorëzuar familjes. Mirëpo, më vonë, vëllai i saj është paraqitur në stacionin policor dhe ka kërkuar që trupi të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), për të sqaruar rrethanat e vdekjes. Pas këtij veprimi, me vendim të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion dhe rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar