Botë
Vala e protestave mbërrin në Kukës: Gjimnazistët marshojnë në qytet në mbështetje të Tiranës
Reklamë e Sponsorizuar
Pakënaqësitë e shfaqura ditët e fundit në kryeqytet kanë gjetur jehonë edhe në qytetin e Kukësit, ku dhjetëra të rinj dhe nxënës shkollash kanë zbritur në rrugë për të protestuar, duke bojkotuar procesin mësimor në shenjë solidarizimi.
Menjëherë pas përfundimit të orëve të mësimit, grupi i gjimnazistëve ka nisur një marshim protestues nëpër akset kryesore të qytetit. Gjatë kësaj lëvizjeje, situata është tensionuar, pasi raportohen dëme materiale në infrastrukturën publike, përfshirë shkatërrimin e stolave, koshave të mbeturinave dhe tabelave sinjalizuese, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe hapësirën e gjelbër para ndërtesës së Bashkisë.
Sipas materialeve pamore të siguruara nga terreni, protestuesit e rinj, krahas brohoritjeve dhe thirrjeve të ndryshme, kanë përdorur edhe lëndë piroteknike, tymuese dhe mjete të tjerë plasës gjatë tubimit të tyre.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: