Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale 1 min lexim

26 vite nga rënia e Heroinit Dinë B. Grabovci – Kujtimi për të jeton i gjallë në zemrat tona

Redaksia Lajmetereja • 08-05-2025 06:30
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
26 vite nga rënia e Heroinit Dinë B. Grabovci – Kujtimi për të jeton i gjallë në zemrat tona
Sot bëhen plot 26 vite nga rënia në altarin e lirisë e Heroit të Kosovës, Dinë B. Grabovci, i cili dha jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Me këtë rast, Valon Grabovci ka kujtuar me mall e krenari figurën e babait të tij, duke theksuar sakrificën dhe veprën madhështore që ai la pas, shkruan DrenicaOnline. “Koha kalon, por çdo ditë e më shumë ju kujtojmë me krenari për veprat tuaja dhe përkushtimin sublim për lirinë e Kosovës”, shkruan ai, duke përshkruar jetën e Heroinit Dinë Grabovci si të rritur në kushte të vështira, por të mbushura me frymë patriotike dhe përkushtim ndaj atdheut. Dinë Grabovci ishte i përfshirë në çdo organizim për liri, i ndjekur dhe përndjekur vazhdimisht nga regjimi serb, por asnjëherë i ndalur në rrugën e tij drejt çlirimit të vendit. “Lirinë e deshe më shumë se jetën, Baba Dinë”, shkruan Valoni, duke përmendur me respekt edhe takimet me bashkëluftëtarë që ende e kujtojnë për bujarinë dhe trimërinë gjatë luftës në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Homazhet për Heroin mbahen më 08 maj 2025, në ora 12:00, te Lapidari në Saradran. Lavdi Heronjve të Kosovës! Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar