Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

Tensionet në kryeqytet: Bankat mbyllin dyert pas sulmeve gjatë protestës, reagon ashpër Shoqata e Bankave

Redaksia Lajmetereja • 15-10-2026 12:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tensionet në kryeqytet: Bankat mbyllin dyert pas sulmeve gjatë protestës, reagon ashpër Shoqata e Bankave
Vala e dhunës gjatë protestave në Tiranë ka lënë pas dëme të konsiderueshme materiale, duke u shtrirë edhe te institucionet financiare, xhamat e të cilave janë thyer nga protestuesit. Për arsye sigurie dhe për të garantuar mbrojtjen e stafit, të gjitha filialet e bankave të nivelit të dytë në kryeqytet kanë pezulluar aktivitetin dhe i kanë mbdyllur dyert, një masë kjo që është zbatuar edhe nga Banka Qendrore. Ngjarjet e rënda kanë sjellë një reagim zyrtar nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), e cila ka dënuar me forcë aktet vandale dhe dëmtimin e degëve bankare. Në deklaratën e saj, AAB thekson se pavarësisht se e drejta për t'u mbledhur dhe për të protestuar lirshëm është një parim themelor që duhet respektuar, ajo duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe në përputhje të plotë me ligjin. Sipas Shoqatës së Bankave, aktet e dhunës ndaj objekteve financiare janë plotësisht të papranueshme, pasi rrezikojnë drejtpërdrejt sigurinë e punonjësve dhe qytetarëve, duke cënuar gjithashtu vijimësinë e shërbimeve. Duke iu drejtuar protestuesve, AAB u bën thirrje që të distancohen nga çdo akt dhune, ndërsa kërkon nga strukturat përgjegjëse shtetërore që të marrin masat e duhura për të parandaluar incidente të ngjashme dhe për të garantuar rendin publik. Gjithashtu, sektori bankar ka dashur të qetësojë opinionin publik, duke theksuar se pavarësisht situatës së krijuar, marrëdhënia e klientëve me bankat mbetet tërësisht e sigurt dhe e pacenuar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar