Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 2 min lexim

Zvicra dëbon 29-vjeçarin nga Kosova, kishte grushtuar një burrë

Redaksia Lajmetereja • 08-05-2025 06:15
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Zvicra dëbon 29-vjeçarin nga Kosova, kishte grushtuar një burrë
Një shtetas 29-vjeçar nga Kosova e kishte goditur disa herë me grusht në kokë një burrë në karnavalin e Wilit. Gjykata Kantonale e St. Gallenit tani e ka dënuar atë me pesë vjet dëbim nga vendi. I akuzuari 29-vjeçar kishte kërkuar në procesin e zhvilluar në Gjykatën Kantonale të St. Gallenit lirim nga akuza për tentativë dëmtimi të rëndë trupor, transmeton albinfo.ch. Por kjo gjykatë nuk e trajtoi çështjen. Edhe pse e rrëzoi vendimin e Gjykatës së Qarkut të Wilit nga korriku 2024, ajo la në fuqi vendimin e fajësisë dhe dënimin me tre vjet burg. Megjithatë, siç mund të shihet nga vendimi me shkrim, gjykata kantonale e uli dënimin me dëbim, nga tetë në pesë vjet, shkruan tagblatt.ch. Kjo masë do të paraqitet edhe në Sistemin Informativ të Shengenit. Shtetasi i Kosovës, i cili kishte lindur dhe ishte rritur në Zvicër, ishte ankuar kundër dëbimit, në seancën e apelit. Ai shpjegoi se nuk shihte asnjë perspektivë në vendin e tij të prejardhjes. Nuk ka mundësi që atje të krijojë një terren të qëndrueshëm për karrierën e tij në Kosovë. E gjithë familja e tij dhe e dashura e tij jetonin në Zvicër. 3000 franga dëmshpërblim për viktimën Ai qe akuzuar për përfshirje në një zënkë në një tendë në qytetin e vjetër të Wilit gjatë Karnavaleve të vitit 2022. Më vonë, gjatë rrugës për në shtëpi, ai e kishte goditur disa herë në kokë një kundërshtar, duke i shkaktuar një frakturë komplekse në fytyrë, përcjell albinfo.ch. Gjykata kantonale i dha viktimës së rrahjeve një dëmshpërblim prej 3,000 frangash  një kërkesë për dëmshpërblim do t’i referohet procedurës civile. Shpenzimet e hetimit dhe të dy procedurave gjyqësore, të cilat i mbulon i akuzuari, arrijnë në afërsisht 60,000 franga zvicerane. Ai duhet ta paguajë këtë shumë sapo t’ia lejojnë rrethanat financiare. Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar