Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kriza politike në Tiranë, publicisti Adriatik Riza Dosti lëshon akuza të forta ndaj kryeministrit Rama

Redaksia Lajmetereja • 15-10-2026 12:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kriza politike në Tiranë, publicisti Adriatik Riza Dosti lëshon akuza të forta ndaj kryeministrit Rama
Publicisti i njohur Adriatik Riza Dosti ka bërë një reagim të ashpër lidhur me situatën aktuale politike në Shqipëri dhe protestat e zhvilluara në Tiranë, duke drejtuar akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Dosti ka theksuar se vendi ka nevojë urgjente për një transformim rrënjësor. Ai ka pretenduar se kreu i ekzekutivit nuk pranon të japë dorëheqjen për shkak të pasojave që mund t'i kanosen, si dhe për shkak të ndikimit të atyre që e kanë vendosur në krye të qeverisë. Veç kësaj, publicisti ka kritikuar hapur ministrat dhe deputetët e mazhorancës, ndërsa u ka bërë një thirrje të prerë strukturave të policisë që të mos përdoren kundër qytetarëve. Tirana më shumë se kurrë ka nevojë që sot të ngryset si Bukureshti i dhjetorit ’89... në mënyrë që nesër të gdhihet si Tirana që ëndërrojmë të gjithë... shtëpia e përbashkët paqësore e të gjithë shqiptarëve. Kur revolucionet paqësore nuk e arrijnë dot qëllimin e tyre, janë revolucionet e dhunshme që detyrohen ta vendosin drejtësinë në vendin e duhur. Rama nuk e jep dorëheqjen për 2 arsye... ... Së pari, sepse po dha dorëheqjen... me ç’i ka bërë atij vendi e atij populli, e di fort mirë se ç’e pret, ku shkon e si do të përfundojë. Dhe së dyti, njëjtë si në atë që thotë populli... jep 5 lekë e hyn në valle e jep 500 e nuk del dot. Pra, edhe të dojë të largohet, s’e lënë ata që e sollën në krye e të cilëve ka 14 vjet që u shërben qenërisht. Sorrat e Ramës nuk trembin më e nuk bindin kënd... e kam fjalën për ministrat e deputetët që Rama i ka detyruar të dalin e të thonë publikisht diçka për gjithë ç’ka po ndodh në Tiranë e në krejt Shqipërinë këto ditë. Por, fatkeqësisht, Taua, Peleshi, Demua, Ogerta, Kumbaro, Koçiu, Ibrahimaj, Gonxhe etj., duket më së shumti se flasin me veten sesa me popullin e tyre, pasi të hyjnë mes tij e të flasin me të, siç është për të folur, nuk ua mban b...a. Më erdhi për të qeshur kur lexova dje se Barom-hashurja kishte bërë thirrje për ndalim të dhunës... dhe ftonte që të merreshim vesh, të ulemi e të bisedojmë e ta zgjidhim gjithçka përmes dialogut... hahaha. Sa mirë do të ishte që shqiptarët asaj thirrjes «ky në burg e ai në burg» t’i shtojnë edhe emrin e Baromit... Shqiptarë, motra e vëllezër, i vetmi shpëtim i yni është... t’i vëmë zjarrin atij që po djeg Shqipërinë... e jo qyteteve tona. T’i shporrim nga aty ku janë atë e ato që na katandisën deri në këtë farë derexheje. Dhe ata kanë emër... Rama e banda e tij kriminale në pushtet. Policë kriminelë... larg duart tuaja të ndyra prej fëmijëve tanë, prej studentëve tanë... prej shqiptarëve në tokën e Atdheun e tyre. Hiqini kapelet e zhvisheni atë lloj uniforme tashmë të bërë pis sa më s’ka... e bashkojuni popullit tuaj... e mos mbroni më ata që, për karriget, bythët e pasuritë e tyre milionëshe, po ju përdorin si mish për top... e realisht po i vënë zjarrin krejt Shqipërisë. Se Zoti vetë e tha me gojë... që kombe shuhen përmbi Dhe... Por Shqipëria do të rrojë... për të, për të luftojmë ne.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar