Aktuale
Kërcënimi nga përmbytjet në Stamboll: Konsullata e Kosovës lëshon thirrje urgjente për kujdes
Reklamë e Sponsorizuar
Përballë reshjeve intensive të shiut dhe rrezikut të lartë për përmbytje në qytet, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll u ka kërkuar bashkatdhetarëve dhe qytetarëve kosovarë që të shtojnë vigjilencën.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, institucioni konsullor ka udhëzuar qytetarët që t'i shmangan rreptësisht zonave të vërshuara, nënkalimeve dhe akseve rrugore ku ka prezencë të lartë të ujit të grumbulluar, duke rekomanduar gjithashtu shmangien e lëvizjeve që nuk janë të domosdoshme gjatë kohës që reshjet vazhdojnë.
Njëkohësisht, Misioni Diplomatik ka apeluar që qytetarët të respektojnë në mënyrë rigoroze udhëzimet e dala nga autoritetet turke dhe të ndjekin vetëm njoftimet nga kanalet zyrtare për të garantuar sigurinë e tyre personale.
Për çdo situatë urgjente që mund të paraqitet, konsullata ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e kontaktit emergjent përmes numrit të telefonit +90 531 105 63 91.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: