Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Loshaj: Shkuarja e Vuçiqit në Moskë, test për pozicionimin e BE-së ndaj Serbisë

Redaksia Lajmetereja • 07-05-2025 21:33
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Loshaj: Shkuarja e Vuçiqit në Moskë, test për pozicionimin e BE-së ndaj Serbisë
Presidenti serb ka qëndruar në Rusi të mërkurën pavarësisht presionit nga Bashkimi Evropian se vizita në Moskë mund t’i devijonte ambiciet e Serbisë për tu anëtarësuar në bllok. Jeta Loshaj nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka thënë se Aleksandër Vuçiq po mundohet të përfitojë, e se pavarësisht presionit nuk pati reagime nga BE-ja. Sipas saj, tani është momenti që të shihet pozicioni i qartë i BE-së ndaj Serbisë. “Një nga arsyet pse Vuçiqi po përfiton nga rasti i tanishëm është çarja transatlantike që po e shohim 3 muajt e fundit, prandaj ka rrezikuar të shkojë në Moskë. Si do reagoj BE-ja mbetet të shihet. Është test konkret që të shohim a do të vazhdojnë politikat përkëdhelëse ndaj Vuçiqit apo do ketë ndonjë pasojë, sanksionim politik apo ngrirje e fondeve. Pavarësisht se pati paralajmërime nga BE-ja, Vuçiqi vazhdoi me vizitën”, ka thënë ajo në “Interaktiv”. Loshaj ka shtuar se Serbia politikën e jashtme nuk e ka të bashkërenduar me BE-në. Vuçiqi të martën arriti në Moskë pasi kishte pasur probleme shëndetësore javën e kaluar gjatë udhëtimit për në SHBA, që nxiti pyetje nëse ai do të udhëtonte për Moskë. Kremlini ka njoftuar se Putini të premten do të zhvillojë takime bilaterale me atë dhe me kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fico.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar