Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

“Rama u ka dhënë besën mafiozëve”/ Protestuesi shprthen në akuza të forta ndaj kryeministrit: Ndërkombëtarët të shohin diktatorin

Redaksia Lajmetereja • 26-09-2026 19:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Rama u ka dhënë besën mafiozëve”/ Protestuesi shprthen në akuza të forta ndaj kryeministrit: Ndërkombëtarët të shohin diktatorin
Gjatë një proteste kundër qeverisë, një i ri ka mbajtur një fjalim të ashpër drejtuar kryeministrit Edi Rama, duke lëshuar një varg akuzash dhe pakënaqësish ndaj kreut të ekzekutivit. Gjatë fjalës së tij, protestuesi e ka fshikulluar kryeministrin duke e quajtur “diktator”, ndërsa e ka fajësuar për largimin dhe përndjekjen e qytetarëve shqiptarë, si dhe ka sjellë në vëmendje çështje të ndjeshme kombëtare që lidhen me Kosovën dhe Çamërinë. Po ashtu, ai ka hedhur akuza se kreu i qeverisë nuk ka mbrojtur interesat e bashkatdhetarëve jashtë kufijve shtetërorë. Në fjalën e tij u përmend gjithashtu një pretendim për një plan të mëparshëm rreth ndarjes së Kosovës, pa shtuar detaje të tjera mbi këtë pohim. Më tej, i riu e ka lidhur emrin e kryeministrit me atë të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, i cili ndodhet i burgosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Kemi në krye një kriminel, një diktator, një piktor. Diktatori që kemi ne në krye përndjek shqiptarët. Një shqiptar që ka përndjekur edhe shqiptar, dhe nuk ka ngritur njëherë zërin për shqiptarët jashtë kufijve, as për Çamërinë dhe as për Kosovën. Mos harrojmë se ka pasur një plan për ndarjen e Kosovës. Kemi një diktator që po ndot gjuhën shqipe. Besa e shqiptarit është traditë e shqiptarit. Rama ia ka dhënë besën mafiozëve. Uroj që gjithë komuniteti ndërkombëtar ta ketë parë se me cilin diktator kanë të bëjnë, sepse populli i tij nuk do më. Spiuni i tij MC Gonigal dergjet në burgjet e New York. Rama të largohet se po i zë diellin Shqipërisë”, u shpreh ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar