Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Policia e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për trafikim me substanca narkotike

Redaksia Lajmetereja • 07-05-2025 21:32
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Policia e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për trafikim me substanca narkotike
Policia e Kosovës ka arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar për trafikim më substanca narkotike. Siç njofton Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, operacioni është zhvilluar në dalje të autostradës “Arbër Xhaferi”, ku pas një plani të mirëorganizuar dhe veprimeve taktike në terren, janë ndaluar dy persona që po udhëtonin me një veturë nga drejtimi i Prishtinës në Ferizaj. Gjatë kontrollit është konstatuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e ndarë në disa paketime, mjete të tjera përkatëse dhe para të gatshme në valuta të ndryshme. Në total janë sekuestruar rreth 1.659.80 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy automjete, dy telefona mobilë, pajisje për ndarjen e lëndës narkotike, dhe një shumë prej 6 mijë e 265 euro para të gatshme. “Bazuar në veprimet e mëtejme hetimore dhe dyshimet e ngritura, është kryer edhe kontroll në një lokacion banimi në Prishtinë, ku janë sekuestruar prova shtesë që lidhen me rastin, përfshirë substancë të dyshuar narkotike në sasi të konsiderueshme, pajisje për matje, material ambalazhues dhe para të gatshme. Të gjitha provat janë dokumentuar nga njësitë relevante të forenzikës. Për të gjitha veprimet është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ku me urdhër të prokurorit kujdestar është lëshuar vendim për ndalimin e të dyshuarve për 48 orë”, shkruhet ndër tjerash në njoftim. /
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar