Sport
Paralajmërimi i ish-ministrit Hoxhaj: Vendimi i Hagës po shfrytëzohet për izolimin diplomatik të Kosovës
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka ngritur alarmimin se verdikti i Dhomave të Specializuara ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së mund të përdoret si mjet për ta goditur dhe izoluar Kosovën në arenën ndërkombëtare.
I ftuar në një emision televiziv në RTV21, Hoxhaj bëri të ditur se ky shqetësim i tij vjen pas takimeve të fundit që ka zhvilluar me përfaqësues të ndryshëm diplomatikë, menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit dënues në Hagë.
"Kam frikë se aktgjykimi do të përdoret si një armë për ta izoluar Kosovën, për ta goditur Kosovën. Këto ditë më ka rënë të takohem me diplomatë. Një pjesë e madhe e tyre, me vetëdije e pa vetëdije, janë duke e instrumentalizuar aktgjykimin, realisht për ta penalizuar Kosovën. Këtu duhet një qasje e menduar mirë se si do të sillet Kosova si vend", ka deklaruar ish-kryediplomati Hoxhaj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: