Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Presioni ndërkombëtar mund të zhbllokojë ngërçin politik në Kosovë, vlerëson analisti Bexheti

Redaksia Lajmetereja • 26-09-2026 19:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Presioni ndërkombëtar mund të zhbllokojë ngërçin politik në Kosovë, vlerëson analisti Bexheti
Analisti dhe veprimtari Nexhat Bexheti ka deklaruar se kompletimi i institucioneve të Kosovës mund të arrihet si pasojë e një ndikimi të jashtëm, të cilin ai e ka përshkruar si “trusni inkonjite”. Sipas tij, zhvillimet aktuale të sigurisë në Evropë dhe tensionet e vazhdueshme mes Rusisë dhe NATO-s janë faktorë që mund të ndihmojnë në përshpejtimin e zgjidhjes së krizës politike në vend. “Institualizimi i shtetit ka gjasa të realizohet nga një trusni inkonjite, sepse kjo ndikon negativisht edhe te kriza ushtarake në Evropë. Jemi dëshmitarë të acarimeve ushtarake, në njërën anë të Rusisë dhe në anën tjetër të NATO-s. Ky fakt elaborohet nga armatimi dhe investimet enorme në përsosmërinë e mjeteve të sofistikuara të blinduara, si dhe dronëve të përsosur për shkatërrimin e objekteve industriale. Nga ky acarim mundet që të shpejtohet zgjidhja e ngërçit politik në Kosovë. Kjo është një aksiomë e shikimit tim nga prizma ndërkombëtare”, është shprehur Bexheti. Ai ka theksuar se, përveç dinamikave globale, aktorët politikë në Kosovë duhet të jenë të përgatitur për zhvillime të papritura, veçanërisht për shkak të çështjes së pazgjidhur të kreut të shtetit. Sipas vlerësimit të tij, kjo situatë herë krijon hapësirë për optimizëm rreth një marrëveshjeje dhe herë tjetër shton pasigurinë institucionale. “Mirëpo duhet të përgatitemi edhe për befasitë, të cilat akoma zvarriten si bishti i zvaranikut. Herë jepet shpresë, herë demoralizohet çështja e zgjedhjes së presidentit të shtetit të Kosovës”, ka shtuar ai. Bexheti ka vënë në dukje se në skenën vendase mungon një vullnet i qartë politik për të gjetur një figurë konsensuale që do të pajtonte subjektet e ndryshme. Ai paralajmëron se një alternativë tjetër mbetet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, një hap që sipas tij mund ta fusë vendin në një fazë edhe më të komplikuar. “Në rrafshin politik nuk ka vullnet të gjerë për caktimin e personit me kompromis partiak. Mbetet hapur edhe një shkuarje në zgjedhje të reja dhe me këtë akt Kosova do të gjendet në udhëkryq pa udhërrëfyes. Se shpëton dot as Perëndimi, as Lindja, dhe do të demoralizohen mbështetësit dhe shtetet të cilat e kanë njohur shtetësinë e Kosovës”, ka deklaruar ai. Analisti ka shprehur gjithashtu shqetësimin se një bllokadë e vazhdueshme mund t'u japë hov ambicieve hegjemoniste dhe të dëmtojë reputacionin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, duke përmendur në këtë mes presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si një nga përfituesit e mundshëm nga kjo situatë. “Kjo situatë apolitike do t’i entuziazmojë aspirantët hegjemonistë dhe fuqizohen agjenturat e brendshme për ta dëmtuar imazhin e shtetit në arenën ndërkombëtare. Meritat triumfuese do t’i përvetësojë Vuçiqi, me bashkësipiunët e brendshëm të cilët veprojnë publikisht. Mjerë popullata naive që s’e votoi një parti me shumicë absolute, që të mos ta rrezikojnë shtetin e vet”, ka theksuar Bexheti. Në vlerësimin e tij, një proces i ri zgjedhor nuk do të sillte domosdoshmërisht një ndryshim rrënjësor të bilancit politik, pasi balanca e votave rrezikon të përsëritet. “Zgjedhjet nuk do të bien rezultat të favorshëm, do të riciklohet gati rezultati i njëjtë”, u shpreh ai. Në mbyllje të prononcimit të tij, Bexheti i është drejtuar faktorit ndërkombëtar me një thirrje për angazhim më direkt drejt zhbllokimit të institucioneve të Kosovës dhe zgjedhjes së presidentit. “Lutemi faktorit të jashtëm që të ndikojë ultimativisht për zgjedhjen e presidentit edhe një herë t’i japë shansë pavarësisë së Kosovës së mjerë”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar