Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Kërkohet paraburgim për turkun që dyshohet se vrau vajzën 15 vjeçare në Prizren

Redaksia Lajmetereja • 07-05-2025 20:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kërkohet paraburgim për turkun që dyshohet se vrau vajzën 15 vjeçare në Prizren
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtetasit turk që dyshohet se vrau vajzën e tij 15 vjeçare dhe plagosi vajzën tjetër 10 vjeçare dhe gruan me thikë. Sipas kërkesës së prokurorisë “i dyshuari M.G., me datë 06.05.2025, rreth orës 05:30min, në Rr.“Shote Galica” në Prizren, me dashje privon nga jeta vajzën e tij 15 – vjeçare, me mjet të mprehtë (thikë) të llojit “Bajonetë”, me ç ‘rast e njëjta ndërron jetë në vendin e ngjarjes. Më këto veprime, i dyshuari ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” sipas KPRK-së”. “Po ashtu, i njëjti, me dashje tenton t’i privoj nga jeta vajzën rreth 10 vjeçare, të cilës i shkakton lëndime të rënda trupore, më pas me po të njëjtën thikë e godet edhe bashkëshorten e tij, duke vënë me dashje në rrezik jetën e tyre. Me këto, veprime i dyshuari ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë e ngelur në tentativë”. Po ashtu, i njëjti ngarkohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.” M.G. gjendet në ndalim 48 orësh nga 6 maji. “Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar