Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Mehmetaj zbardh detaje: Hetuesi policor që e hetonte Pecin, mori grant 60 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë

Redaksia Lajmetereja • 07-05-2025 19:45
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Mehmetaj zbardh detaje: Hetuesi policor që e hetonte Pecin, mori grant 60 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë
Publikuar më: Gazetari Lirim Mehmetaj po pretendon se një hetues policor i Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, i cili ishte duke hetuar disa raste ku dyshohet se ishte përfshirë ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci është përfshirë në një aferë korruptive. Sipas Mehmetajt, zyrtari policor Rrahman Përçuku, ka përfituar një grant me vlerë 60 mijë euro nga ministria e Bujqësisë, në emër të bashkëshortes së tij. “Hetuesi që ka pas me hetu Faton Pecin te krimet ekonomike për aferën e fundit, por edhe aferat e tjera përfshirë këtë për funksionalizimin e fabrikës për grumbullimit të nënprodukteve shtazore ka dalë që është përfitues i subvencioneve nga Faton Peci”, pretendon Mehmetaj. Në një video ai tregon listën e përfituesve të granteve, ku si e katërta në listën e përfituesve del Halime Përçuku BI me projektin: “Investime në turizmin rural-Bujtina”. “Zonja që e ka përfitu grantin është bashkëshortja e Rrahman Përçukut i cili supozohet mi hetu aferat korruptive të Faton Pecit. Tash veç diçka duhet me mendu. Paramendojeni dikë që nuk e ka qasjen në informacion që e kam unë edhe kish shku si pa të keq në hetuesi me paraqit rastet korruptive të Faton Pecit. Cka ndodhë aty? Edhe në momentin që zyrtari largohet prej hetuesisë ky e thërret Faton Pecit edhe i thotë qiky erdh. Edhe ndodhë shantazhi atje“, thotë Mehmetaj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar