Kronikë
Daut Haradinaj: Rreth 700 milionë dollarë u mobilizuan kundër Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, gjatë një paraqitjeje televizive, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje në periudha të caktuara është treguar më e ashpër ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sesa vetë Serbia.
Duke u ndalur te zhvillimet aktuale në Gjykatën Speciale në Hagë dhe procesin e Apelit, Haradinaj theksoj domosdoshmërinë e ndërmarrjes së hapave konkretë institucionalë, duke përfshirë këtu edhe mbështetjen e duhur buxhetore.
Gjatë fjalës së tij, politikani kosovar bëj me dije se shuma e vënë në lëvizje kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij kap shifrën e përafërt prej 700 milionë dollarësh.
“Jemi shtet i vogël, por nëse i shini shifrat që janë shfrytëzuar kundër zotëri Thaçit dhe kolegëve të tij, janë rreth 700 milionë dollarë. Edhe është i vetmi rast që Gjykata me vendim ka pranuar bashkëpunim dhe prova prej Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, kundër krerëve të UÇK-së”, u shpreh ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: