Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport 2 min lexim

Live: PSG - Arsenal 0:0

Redaksia Lajmetereja • 07-05-2025 19:32
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Live: PSG - Arsenal 0:0
Ousmane Dembele i Paris Saint-Germainit u zëvendësua në ndeshjen e parë gjysmëfinale, kur skuadra franceze e mposhti atë angleze, Arsenalin, 1:0. Ai është lënë në bankën rezervë nga trajneri spanjoll, Luis Enrique. Tek Arsenali në javën e kaluar mungoi mesfushori Thomas Partey për shkak të suspendimit. Ai është kthyer në 11-shen titullarë. Declan Rice është kthyer në pozitën që ka luajtur më herët. Ndeshja kthyese e gjysmëfinales luhet në “Parkun e Princave”. Të dyja ekipet e synojnë finalen e dytë të Ligës së Kampionëve. PSG-ja u mposht nga Bayern Munichu në finalen e edicionit 2019/20 në Lisbonë, ndërsa në vitin 2006, Arsenali u mposht nga Barcelona në “Stade de France”. Formacioni i PSG-së: Donnaruma, Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes, Joao Neves, Vitinha, Fabian Ruiz, Barcola, Doue, Kvaratskhelia Formacioni i Arsenalit: Raya, Timber, Saliba, Kiwior, Lewis-Skelly, Odegaard, Partey, Rice, Saka, Merino, Martinelli PSG-ja ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Arsenalit. Golin e epërsisë 1:0 e shënoi në minutën e 27-të, Fabian Ruiz. Është ndeshja kthyese gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, ndërsa po luhet në Paris. 🚨🇪🇺 GOAL | PSG 1-0 Arsenal | Fabian RuizFABIAN RUIZ OPENS THE SCORING FOR PSG !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/wtDX7EYHsE — Tekkers Foot (@tekkersfoot)May 7, 2025 Khvicha Kvaratskhelias e pati rastin më të mirë për Paris Saint-Germainin. Gjeorgjiani në minutën e 17-të pasi pranoi topin nga Desire Doue, gjuajti menjëherë dhe e qëlloi shtyllën pingule. Ishte mundësia më e mirë në ndeshje, pas 20 minutave lojë. NA TRAVE! Que capricho a finalização do Kvaratskhelia que carimba a trave do Raya.#ChampionsLeague#PSGARSpic.twitter.com/VDdBouPbP0— Papo de Boleiros 🇧🇷 (@_papoboleiros)May 7, 2025 NA TRAVE! Que capricho a finalização do Kvaratskhelia que carimba a trave do Raya.#ChampionsLeague#PSGARSpic.twitter.com/VDdBouPbP0 Portier Gianluigi Donnarumma sërish e ka shpëtuar portën e Paris Saint-Germainit. Në minutën e tetë, ai priti për mrekulli gjuajtjen shumë të fuqishme të kapitenit të Arsenalit, Martin Odegaard. Donnarumma pas pritjes mbeti i lënduar. Mbetet të shihet nëse do të mund ta vazhdojë lojën. Arsenali e ka pasur dy mundësi të mira në ndeshjen ndaj PSG-së, në gjysmëfinalen kthyese të Championsit. Declan Rice provoi me gjuajtje me kokë nga zona, por topi shkoi afër shtyllës pingule. Rasti i parë i rrezikshëm u shënua në minutën e tretë. Një minutë më vonë, Gabriel Martinelli rrezikoi me gjuajtje po nga zona pas një tollovie të krijuar, por ishte portieri Gianluigi Donnaruma reagoi mirë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar