Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 2 min lexim

Sopi arsyeton idenë e LDK-së për qeveri tranzicioni: Jemi në gjendje të jashtëzakonshme

Redaksia Lajmetereja • 07-05-2025 18:33
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Sopi arsyeton idenë e LDK-së për qeveri tranzicioni: Jemi në gjendje të jashtëzakonshme
Analisti Agim Sopi thotë se Kosova është në gjendje të jashtëzakonshme derisa po shtyhet formimi i institucioneve për shkak të bllokimit në Kuvend. Sopi në “Konfront” ka thënë se nga 1 qershori do të jetë situatë e vështirë për kompanitë dhe punëtorët dhe se gjendja atëherë do të jetë më e keqe. “Jemi në gjendje të jashtëzakonshme. Nga 1 qershori, 1240 kompani do të dalin në tregun e lirë të energjisë dhe do ta kenë energjinë më shtrenjtë se 200%, që do të thotë se do të falimentojnë ose do të ikin nga Kosova. Nga 400 mijë punëtorë në sektorin privat, pothuaj 80-90%, të paktën 300 mijë punëtorë do të mbesin pa punë. Nëse këtë nuk e konsideron gjendje të jashtëzakonshme, kjo është shkatërrim i shtetit me paramendim, kjo nuk është padije, kjo është agjendë”, ka thënë ai. Nushi: Refuzimi që i bëri LDK-ja VV-së për koalicion, shumë i mirë Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi e ka quajtur si shumë të mirë refuzimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj ftesës së Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion. Të mërkurën në “Konfront” të KTV-së, Nushi ka thënë se arsyet që i ka listuar LDK-ja në letrën e refuzimit kanë theksuar, sipas tij, tendencat autoritare të qeverisjes katërvjeçare të LVV-së me në krye Albin Kurtin. “Refuzimi i thirrjes së Vetëvendosjes për koalicion me LDK-në nga LDK-ja në letrën e djeshme ishte shumë i mirë, më pëlqyen shumë arsyet e refuzimit, ku i kishte listuar problemet kryesore. Ajo ishte absolutisht refuzim për koalicion sepse letra e Abdixhikut vinte pas një letre që Kurti i kërkonte atij të bëheshin bashkë në qeverisje. Refuzimi më pëlqeu për arsyet që i kishte theksuar shumë mirë tendencat autoritare të Qeverisë, ku përmes shtrirjes së kontrollit në institucionet e pavarura, sulmit ndaj mediave, delegjitimit të kritikëve, janë krejt këto pika që e kanë karakterizuar këtë qeverisje. Mirëpo ky refuzim po bëhet problem edhe për VV-në edhe për partitë opozitare”, ka thënë ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar