Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Supremja: 9 dispozita të rregullores së “Prishtina Parkingut” bien ndesh me të drejtat kushtetuese

Redaksia Lajmetereja • 07-05-2025 15:33
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Supremja: 9 dispozita të rregullores së “Prishtina Parkingut” bien ndesh me të drejtat kushtetuese
Gjykata Supreme e Kosovës ka konstatuar se 9 dispozita të rregullores Rregullores për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve të Komunës së Prishtinës, e cila rregullon punën e ndërmarrjes “Prishtina Parking”, janë në kundërshtim me të drejtat kushtetuese, me parimin e ligjshmërisë dhe me standardet evropiane për të drejtat e njeriut. Vendimi i supremes është marrë pas padisë që ndaj kësaj Rregulloreje kishte ngritur Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS). GLP{S-ja ka njoftuar se për Aktgjykimin do të mbajë një konferencë të enjten, ku kanë thënë se do të sqarojnë gjetjet Supremes e cila ka aprovuar padinë. Në padi GLPS-ja kishte kontestuar dispozitat e Rregullores të cilat i japin kompetencë ndërmarrjes "Prishtina Parking" për vendosjen e bllokadave, konfiskimin e automjeteve e po ashtu edhe për mosmarrjen e përgjegjësisë për dëmet që u shkaktohen atyre në parking.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar