Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Arrestohet i dyshuari për shpërthimin e veturës së u.d. të drejtorit të QKUK-së

Redaksia Lajmetereja • 07-05-2025 15:32
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Arrestohet i dyshuari për shpërthimin e veturës së u.d. të drejtorit të QKUK-së
Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të mërkurën ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për shpërthimin e ndodhur më 30 prill në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), që kishte në shënjestër veturën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të këtij institucioni, Osman Hajdari. I dyshuari, i identifikuar me inicialet B.K., është arrestuar në Podujevë dhe po hetohet për disa vepra penale serioze, përfshirë: “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Zjarrvënia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Sipas komunikatës për media, operacioni policor është zhvilluar në koordinim të ngushtë me prokurorin e Shtetit dhe po vazhdon në mënyrë të intensifikuar në disa lokacione të ndryshme për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. “Organet e rendit mbeten të përkushtuara për të zbuluar motivet dhe për të sqaruar tërësisht këtë rast”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë. Hajdari pati thënë se shpërthimi lidhet me punën e tij si u.d. i drejtorit të QKUK-së. Për shpërthimin pati reaguar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili kishte thënë se sulmi kishte elemente terroriste.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar