Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për spiunazh

Redaksia Lajmetereja • 07-05-2025 15:17
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për spiunazh
Një muaj paraburgim i është caktuar H.S. të dyshuar për spiunazh. “Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës të datës 06.05.2025, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit H.S., ashtu që të njëjtit i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.” Në njoftim thuhet se gjykata ka dlerësuar se paraburgimi është masë adekuate sepse nëse i dyshuari lihet në liri ekziston rreziku i ikjes dhe se ai mund të ndikojë në prova dhe dëshmitarë/ “Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes, duke pasur parasysh rrethanat dhe mënyrën se si është kryer vepra penale, mund lehtë të arratiset për t’i ikur përgjegjësisë penale. Gjykata po ashtu vlerësoj se nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjta mund të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë si dhe mund të përsëris veprën e njëjtë penale ose mund të kryejë sërish vepra tjera penale në rrethana të njëjta ose më të rënda. Gjykata konsideron se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se cdo masë tjetër do të ishte e pamajftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale.  Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar