Politikë
Bllokimi në Kuvend, LSDM: Shumica qeverisëse dështoi të sigurojë kuorumin për seancën
Reklamë e Sponsorizuar
Seanca e sotme parlamentare është ndërprerë pasi partitë në pushtet, OBRM-PDUKM, VLEN dhe ZNAM, nuk kanë arritur të sigurojnë kuorumin e nevojshëm për punën e Kuvendit, bëjnë të ditur përmes një komunikate nga LSDM.
"Ndonëse numërojnë afër 80 deputetë në radhët e shumicës qeverisëse, ata nuk janë në gjendje të bëjnë kuorumin minimal. Çfarë janë duke bërë deputetët e pushtetit dhe për çfarë po paguhen nga taksapaguesit?", pyet opozita.
Sipas LSDM-së, përfaqësuesit e pushtetit po refuzojnë nismat në shërbim të qytetarëve, duke përmendur projektligjin për pagën minimale prej 600 eurosh dhe atë për mbështetjen e fermerëve, të cilat u hodhën poshtë gjatë ditës së sotme.
"Nuk ka fonde për popullin, por ka vetëm për tendera të dyshimtë. Kjo është arsyeja pse deputetët e LSDM-së dhe të koalicionit bojkotuan sallën, në shenjë proteste ndaj refuzimit të ndihmës financiare për bujqit", thuhet në njoftim.
Nga kjo parti theksojnë se pasi qeveria refuzoi mbështetjen për fermerët, ajo dështoi edhe në garantimin e kushteve për mbarëvajtjen e seancës. Përgjegjësia kryesore për sigurimin e kuorumit i takon shumicës qeverisëse, ndërsa qytetarët i paguajnë deputetët që të jenë në funksion të interesit publik dhe zgjidhjes së sfidave të tyre.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: