Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Ferizaj: 17-vjeçarja që u shpall e zhdukur vetëparaqitet në polici

Redaksia Lajmetereja • 07-05-2025 14:17
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ferizaj: 17-vjeçarja që u shpall e zhdukur vetëparaqitet në polici
17 vjeçarja, Ajtene Koka, e cila u shpall e zhdukur nga familja e saj është vetëparaqitur sot në polici. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë për rajonin e policisë Kanun Veseli. “Më datë 07.05.2025, rreth orës 10:00, është paraqitur në polici personi i raportuar si i zhdukur, A.K., 17 vjeçe. Lidhur me këtë rast, i cili trajtohet si “person i zhdukur – i gjetur”, Policia Rajonale në Ferizaj ka mbyllur hetimet dhe do të hartohet një shënim zyrtar. Për rastin është njoftuar edhe prokurori për të mitur”, tha Veseli për Klankosova.tv. Ajo u raportua e zhdukur në orët e para të 2 majit. Sipas deklaratës së nënës së saj, e mitura ishte larguar nga shtëpia më 02.05.2025, rreth orës 19:30, dhe nuk ishte kthyer më. Në momentin e largimit, ajo kishte veshur një bluzë të bardhë, ishte rreth 170 cm e gjatë, peshonte rreth 83 kg dhe kishte flokë e sy ngjyrë kafe. Rasti ishte referuar njësitit të hetimeve rajonale për veprime të mëtejme hetimore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar