Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Nis mbledhja e PDK-së, do të diskutohet propozimi i LDK-së për qeveri tranzitore

Redaksia Lajmetereja • 07-05-2025 13:47
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nis mbledhja e PDK-së, do të diskutohet propozimi i LDK-së për qeveri tranzitore
Mbledhja e Partisë Demokratike të Kosovës, e paralajmëruar sot edhe nga kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi, ka nisur tashmë. Në këtë mbledhje, siç ka deklaruar vetë Krasniqi sot pas dështimit të 12 të seancës konstituive të Kuvendit, do të diskutohet edhe propozimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për krijimin një qeverie nacionale tranzitore. “Ju e dini që s’i kam ikë asnjë takimi. Unë e kam takuar edhe Albin Kurtin. Normalisht që kolegët e ish-opozitës i takoj edhe më lehtë dhe edhe më me dëshirë”, ka thënë Krasniqi. Ndryshe, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, propozoi të martën që të gjitha partitë të merren vesh për një qeveri gjithpërfshirëse të tranzicionit deri në zgjedhjen e presidentit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar