Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Policia e Kosovës dhe stafi i sigurisë së ambasadës amerikane zhvillojnë trajnim të përbashkët në qitje

Redaksia Lajmetereja • 07-05-2025 13:16
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Policia e Kosovës dhe stafi i sigurisë së ambasadës amerikane zhvillojnë trajnim të përbashkët në qitje
Publikuar më: Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shprehur falënderim për Policinë e Kosovës, për mbështetjen e ofruar në rritjen e gatishmërisë për siguri në objektin e ambasadës, shkruan Gazeta Sinjali. Në njoftimin e saj, ambasada thekson se rojet, stafi i sigurisë dhe Rojet Detare të Sigurisë së SHBA-së, së bashku me policët e caktuar për mbrojtjen e ambasadës, kanë zhvilluar trajnim në përdorimin e armëve, duke përdorur poligonin e qitjes të Policisë së Kosovës. ‘‘Faleminderit Policisë së Kosovës për mbështetjen ndaj gatishmërisë për siguri të Ambasadës së SHBA-së dhe për mundësimin e përdorimit të poligonit të tyre të qitjes për kualifikimet me armë. Rojet e ambasadës, stafi i sigurisë dhe Rojet Detare të Sigurisë të SHBA-së, së bashku me oficerët e #PoliciaeKosovës të caktuar për mbrojtjen e Ambasadës, ruajtën aftësinë e tyre në përdorimin e armëve. Ky trajnim përmirëson gatishmërinë në rast emergjence, forcon bashkëpunimin në fushën e sigurisë ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, dhe ndihmon në mbajtjen e sigurisë së Ambasadës dhe vendeve tona’’, thuhet në reagim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar