Aktuale
Nevojë urgjente: Kërkohet ngritja e një qendre të specializuar për trajtimin e stresit posttraumatik të veteranëve të UÇK-së
Reklamë e Sponsorizuar
Organizata Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS), në bashkëpunim me Qendrën për Raste Gjyqësore Strategjike, i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare Komisionit parlamentar për mirëqenie sociale, punë, familje, vlerat e luftës çlirimtare, viktimat e dhunës seksuale të luftës dhe për persona të pagjetur.
Në fokus të kësaj nisme është ngritja urgjente e Qendrës së stresit posttraumatik, e cila do t'i kushtohet ofrimit të mbështetjes së nevojshme psikologjike dhe shëndetësore për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që përballen me pasojat e luftës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: