Sport
Kushtet ekstreme në Finlandë alarmojnë Trabzonsporin, rrezikohet Ernest Muçi
Reklamë e Sponsorizuar
Një sfidë e vështirë në transfertë i ështës rezervuar Trabzonsporit, ndërsa klubi po përgatitet për ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës, e cila do të zhvillohet në Finlandë më 15 tetor.
Drejtuesit dhe stafi teknik i skuadrës turke kanë shprehur shqetësimin e tyre të madh lidhur me kushtet atmosferike dhe terrenin ku do të luhet takimi. Edhe pse temperaturat e ulëta janë një faktor shqetësues, problemi kryesor mbetet fusha me bar artificial e stadiumit.
Sipas drejtuesve të Trabzonsporit, ky lloj terreni përbën një rrezik serioz për shëndetin dhe integritetin fizik të yjeve të skuadrës, duke veçuar lojtarë kyç si Ernest Muçi dhe Mohamed Salah.
Në këtë duel, ekipi turk do të kërkojë gjithashtu t'i japë fund një eklipsi prej 804 ditësh pa shijuar qoftë edhe një fitore të vetme në arenën ndërkombëtare. Ndeshja është caktuar të luhet në “Tammela Stadium” në Tampere, një impiant që plotëson standardet e kërkuara për ndeshje evropiane.
Nga ana tjetër, sulmuesi kuqezi Ernest Muçi po kalon një formë shumë të mirë sportive. Kujtojmë se ai la sërish gjurmë në takimin e fundit të Trabzonsporit, ku arriti të shënonte një gol vendimtar në transfertën kundër Samsunsporit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: