Kronikë
Trazira në Rrugën e Durrësit: Policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë, studentët kundërpërgjigjen me gurë
Reklamë e Sponsorizuar
Tensionet mes forcave të rendit dhe studentëve në Rrugën e Durrësit kanë njohur një përshkallëzim të fortë, teksa situata në terren vijon të mbetet jashtëzakonisht e nxehtë.
Për të shpërndarë turmën e protestuesve, efektivët e policisë kanë ndërhyrë duke hedhur gaz lotsjellës dhe ujë të përzier me lëndë kimike.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të sigurisë, studentët nuk kanë bërë pas. Ata kanë shfaqur një rezistencë të fortë, duke u hedhur gurë efektivëve në shenjë revolte dhe duke mos u tërhequr nga pozicionet e tyre.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: