Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Krasniqi me kritika të ashpra për VV-në: Ky është dhunim i verdiktit të qytetarëve të Kosovës

Redaksia Lajmetereja • 07-05-2025 09:17
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Krasniqi me kritika të ashpra për VV-në: Ky është dhunim i verdiktit të qytetarëve të Kosovës
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vazhduar kritikat ndaj VV-së për dështim të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Pas dështimit të seancës se sotme, Krasniqi ka thënë se kjo që po bën VV-ja është dhunim i vullnetit të qytetarëve të Kosovës. “Po e shihni se po vazhdon abuzimi i të drejtës kushtetuese që i takon partisë së parë për të propozuar një kandidat. Në mungesë të shumicës parlamentare për ta zgjedhur atë kandidate, VV e ka marrë shtetin peng dhe po e mban peng konstiuimin e institucioneve. Ky është një degradim që asnjë nuk e kemi paramenduar se mund të ndodh ndonjë herë. Ky është edhe dhunim i verdiktit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, sepse pasnesër bëhen 3 muaj që i kemi mbajtur zgjedhjet e kanë prodhuar këtë përbërje të kuvendit, e cila e ka për obligim ta konstituoi Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Krasniqi. Ai ka thënë se zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo krizë është që VV-ja ta ndryshojë kandidatin.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar