Kronikë
Ndërhyrja e forcave të rendit para Ministrisë së Arsimit: Përdoret uji me presion për shpërndarjen e protestuesve dhe zhbllokimin e rrugës
Reklamë e Sponsorizuar
Forcat e policisë kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën e protestuesve të grumbulluar në afërsi të Ministrisë së Arsimit, duke përdorur mjetin e blinduar me ujë me presion.
Për të krijuar hapësirën e nevojshme për kalimin e autobotit, efektivët e rendit pastruen aksin rrugor, i cili ishte bllokuar më parë nga protestuesit përmes vendosjes së kangjellave të shkulura.
Menjëherë pas zhbllokimit të rrugës, mjeti i policisë ka nisur spërkatjen me ujë nën presion për largimin e tubuanjësve nga zona.
Ndërkaq, gjatë operacionit të ndërhyrjes, situata është tensionuar, ndërsa autoritetet kanë nisur shoqërimin e disa prej personave pjesëmarrës në protestë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: