Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Bajrami: Qeveria transicionale, e vetmja zgjidhje për ta zhbllokuar situatën

Redaksia Lajmetereja • 07-05-2025 09:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Bajrami: Qeveria transicionale, e vetmja zgjidhje për ta zhbllokuar situatën
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se formimi i një qeverie transicionale është e vetmja zgjidhje për zhbllokimin e situatës dhe formimin e institucioneve për një afat të caktuar. Sipas Bajramit, do duhej që partitë të bëheshin bashkë dhe të adresonin problemet e shumta të qytetarëve, veçanërisht ato të sektorit të energjisë. “Po shihet kush po bllokon. Kur nuk i kanë numrat, si rasti i Vetëvendosjes, nuk mund të diktosh mënyrën e të tjerëve se si propozojnë të zhbllokohet formimi i institucioneve. Qeveria transicionale kish me zhblloku situatën komplet dhe do të konstituoheshin institucionet. Do të kishte agjendë të qartë dhe afat të caktuar kohor.Po presim përgjigje zyrtare nga liderët e partive për propozimin. Besojmë se, për momentin, e vetmja zgjidhje për të zhbllokuar institucionet. Nga 1 qershori, 1270 kompani dalin në tregun e hapur të energjisë, me vendim të ZRRE-së dhe kjo është fatale. Ky është anashkalim i problemeve të qytetarëve që po bëjmë nga kjo sallë, veçanërisht me vetëvendosjen e cila po insiston ta bëjë Haxhiun kryeparlamentare”, ka thënë ajo. Ajo i është përgjigjur edhe deputetes të PDK-së, Ganimete Musliu, që e akuzoi LDK-në se po frikësohet të hyjë në pushtet qoftë me VV-në apo me opozitën. “Nuk e di çfarë mendojnë të tjerët për definicionin e frikës. Nëse do të ishim të interesuar për pushtet, do të hynim në koalicion me VV-në. Nuk është frikë, është premtim që i kemi dhënë qytetarët. VV-ja e ka krijuar këtë hendek, që për momentin është i pakalueshëm”, ka shtuar Bajrami.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar