Politikë
Mungesa e kuorumit bllokon punën e Komisionit për të Drejtat e Komuniteteve
Reklamë e Sponsorizuar
Mbledhja e radhës e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim është anuluar për shkak të mungesës së kushteve ligjore për vendimmarrje.
Në sallë kanë qenë të pranishëm vetëm katër deputetë, ndërkohë që për plotësimin e kuorumit nevojiteshin së paku shtatë anëtarë, nga 12 sa numëron gjithsej ky komision.
Axhenda e këtij takimi parashikonte shqyrtimin e Projektligjit për amandamentimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Pas dështimit të kësaj seance, është vendosur që mbledhja e ardhshme të zhvillohet nesër, duke filluar nga ora 09:30.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: