Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Krasniqi: Për deputetin Kurti, Haxhiu është më e rëndësishme se qytetarët

Redaksia Lajmetereja • 07-05-2025 09:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Krasniqi: Për deputetin Kurti, Haxhiu është më e rëndësishme se qytetarët
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje, po e mban peng Kuvendin e Kosovës, teksatha se “deputeti Albin Kurti po e sheh më të rëndësishme Albulena Haxhiun sesa qytetarët e Kosovës”. Krasniqi tha pas seancës se Kosova duhet t’i ketë institucionet e konsoliduara sa më parë, duke shtuar se VV-ja duhet ta ndërrojë kandidatin për kryetar të Kuvendit. “Ky është degradim që asnjë s’e ka paramenduar se do të ndodhë ndonjëherë. Është dhunim i verdiktit të qytetarëve. Pasnesër bëhen 3 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve. Ky Kuvend ka obligim të konstitojë organizmin përfaqësues të secilit qytetar, por tendenca e VV-së, mospajtimi se s’kanë shumicë po e mban peng këtë proces”, ka thënë Krasniqi. Kreu i PDK-së ka shtuar se kandidatja e VV-së për kryeparlamentare “do të dështojë sa herë që vjen në Kuvend”. “Ftoj deputetin Albin Kurti që të na tregojë se a e ka më të rëndësishme Albulena Haxhiun, apo qytetarët. Për deputetin Kurt, Haxhiu është më e rëndësishme se qytetarët”, u shpreh ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar