Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Dështim i radhës në Kuvend/ Për herë të 12-të nuk zgjidhet kryetari, ngërçi vazhdon

Redaksia Lajmetereja • 07-05-2025 08:45
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Dështim i radhës në Kuvend/ Për herë të 12-të nuk zgjidhet kryetari, ngërçi vazhdon
Për herë të 12-të radhazi, Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit nuk ka arritur të konstituohet, pasi sërish ka dështuar zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Seanca e sotme, e thirrur nga kryesuesi Avni Dehari, përfundoi pa rezultat, ndërsa u caktua një tjetër përpjekje për të premten. Procesi është bllokuar prej javësh, pasi Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Haxhiu, ndonëse e mbështetur fuqishëm nga LVV sikandidate meritore, shihet nga disa parti të tjera si figurë përçarëse, çka ka pamundësuar konsensusin e nevojshëm për zgjedhjen e saj. Pavarësisht disa lëvizjeve të fundit për zhbllokim të situatës, nuk është arritur asnjë marrëveshje. LVV i ka kërkuar LDK-së një marrëveshje, por kjo e fundit ka refuzuar, duke propozuar në vend të saj një qeveri tranzitore ndërpartiake. Ngërçi i thelluar institucional vazhdon ta mbajë pezull edhe formimin e Qeverisë së re, pasi kjo mund të ndodhë vetëm pas konstituimit të Kuvendit./IndeksOnline/ Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar