Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Mungon ministrja Haxhiu, shtyhet seanca për gazin lotsjellës

Redaksia Lajmetereja • 07-05-2025 08:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Mungon ministrja Haxhiu, shtyhet seanca për gazin lotsjellës
Seanca për gazin lotësjellës ku akuzohen katër ish-deputetë për mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armëve është shtyrë në mungesë të të akuzuarës Albulena Haxhiu, ministre në detyrë e drejtësisë. Gjyqtari Bujar Ahmeti ka thënë se Haxhiu e ka njoftuar gjykatën më datën 5 maj se nuk mund të vijë shkaku i seancës konstituive të Kuvendit e Kosovës. Gjykata e shtyu seancën për datën 20 qershor. Në seancën e kaluar prezente ishte Haxhiu, kurse mungonin të akuzuarit e tjerë. Në këtë rast, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, akuzohen për posedim të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016. Gjykata Themelore në Prishtinë më 18 maj 2021, në mungesë të provave, i kishte liruar nga akuzat për armëmbajtje pa leje, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ish-deputetin Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, për akuzën e posedimit të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Mirëpo, kundër këtij aktvendimi ankesë kishte parashtruar Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku në seancën e mbajtur më 6 tetor 2022, kjo prokurori kishte kërkuar kthimin e rastit në rigjykim. Më pas, Gjykata e Apelit më 14 tetor 2022, ka marrë vendim me të cilin ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ka prishur aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, duke e kthyer çështjen në rigjykim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar