Politikë
Kurti paralajmëron vendim kyç për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë mbledhjes së sotme të kabinetit qeveritar do të merret një vendim me peshë për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë paralajmërim kreu i ekzekutivit e dha në nisje të fjalës së tij para ministrave.
Duke folur për këtë çështje, Kurti theksoj domosdoshmërinë e një qasjeje strategjike dhe të mirorganizuar sa i takon procesit të mbrojtjes së tyre në shkallën e dytë të gjykimit.
"Pasnesër bëhen një muaj prej aktgjykimit në Hagë ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Siç kemi bërë prej fillimit të këtij procesi, qeveria do të vazhdojë t’i mbështesë të akuzuarit në procesin e apelit ku presim korigjimin e kësaj padrejtësie," u shpreh ndër të tjera shefi i qeverisë.
Ai shtoi gjithashtu se kërkohet një analizë e thellë dhe veprim i matur pas vendimit të plotfuqishëm, me qëllim arritjen e suksesit në Apel. "Duhet një strategji e mirëmenduar, duhet një analizë e thellë pas aktgjykimit në formën e plotë që të veprojmë përpara, në apel na duhet suksesi dhe për këtë gjë na duhet organizim. Prandaj sot do të marrim një vendim përkatës të rëndësishëm…", deklaroi Kurti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: