Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Peci: Kosova ka nevojë për qeveri stabile, jo transicionale

Redaksia Lajmetereja • 07-05-2025 07:47
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Peci: Kosova ka nevojë për qeveri stabile, jo transicionale
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka thënë se Kosova ka nevojë për qeveri stabile dhe jo transicionale, duke iu përgjigjur propozimit të kryetarit të Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku. Para nisjes së seancës konstituive gjatë ditës së sotme, Peci ka thënë se duhet ezauruar çdo mundësi që të formohet Qeveria Kurti 3 e më pas nëse nuk ndodh, sipas tij, ftesën që e bëri Abdixhiku i takon ta bëjë kandidat për kryeministër i PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, Bedri Hamza. “I pari që i ka fitu zgjedhjet, Albin Kurti, e ka mundësinë të afrimit të akterëve politikë se si ecet tutje. Në funksion të saj, i dërguar ftesë kryetarit të LDK-së, i cili e ka refuzuar kategorikisht takimin me Kurtin dhe ka ardh me një propozim. Derisa të ezauruohet mundësia që të kemi Kurti 3, nëse nuk ndodh, logjika politike dhe institucionale, një ftesë të tillë mund ta bëjë Bedri Hamza, por jo partia e tretë, e katërt apo e pestë. Kosova ka nevojë për qeveri stabile”, ka shtuar ai. Nëse nuk ka zgjidhje, Peci ka thënë se duhet të ketë marrëveshje politike për të shkuar në zgjedhje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar