Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport 1 min lexim

Berisha: Kurti e Abdixhiku, dy anët e të njëjtës medalje

Redaksia Lajmetereja • 07-05-2025 07:47
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Berisha: Kurti e Abdixhiku, dy anët e të njëjtës medalje
Bekë Berisha, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka dalë kundër propozimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për qeveri tranzicioni si zgjidhje për ngërçin për konstituim të institucioneve. Ai ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti “janë dy anët e të njëjtës medalje”. “Ky (Abdixhiku) po na fton neve ‘s’po guxoj veç vet me e nda fajin për Asociacionin me kryeministrin Kurti në një qeveri të përbashkët’ e po na thotë ‘hajdeni të bëhemi bashkë të tërë të marrim përgjegjësinë të tërë nga pak’. Unë s’jam i interesuar të marr faj sepse s’kam lidhje me atë punë”, ka deklaruar Berisha në hyrje të Kuvendit, para përpjekjes së 12-të për konstituim të Kuvendit. “Nuk ka nevojë Abdixhiku me më thirre në qeveri të përbashkët me Albin Kurtin”. Berisha ka thënë se ky është qëndrimi i tij, edhe pse një ditë më parë Abdixhiku tha se ka marrë mbështetjen e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, për propozimin e tij. Një ditë më parë Abdixhiku iu përgjigj negativisht ftesës së kryetarit të VV-së, Albin Kurti, për bashkëqeverisje. Abdixhiku propozoi qeveri të tranzicionit deri në zgjedhjen e presidentit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar