Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Osmani nderohet me urdhrin më të lartë shtetëror në Brunei, “Datin Laila Utama”

Redaksia Lajmetereja • 07-05-2025 07:32
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Osmani nderohet me urdhrin më të lartë shtetëror në Brunei, “Datin Laila Utama”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Urdhrin e Familjes Mbretërore “Datin Laila Utama”, gjatë vizitës shtetërore në Sulltanatin e Bruneit Darussalam, ka njoftuar Presidenca të mërkurën. Ky është nderimi më i lartë shtetëror që u jepet liderëve të huaj nga familja mbretërore e Bruneit dhe shoqërohet me titullin honorifik “Datin Laila Utama”, i cili ka peshë të veçantë në protokollin zyrtar të këtij shteti. Gjatë ceremonisë solemne të ndarjes së titullit, Osmani theksoi se ky nder është shenjë e thellë respekti dhe miqësie mes dy popujve. “Ky Urdhër dhe ky titull nuk janë vetëm një vlerësim për mua si Presidente, por mbi të gjitha një nder për popullin e Kosovës. Jam thellësisht mirënjohëse për mikpritjen dhe respektin e treguar nga Sulltani dhe populli i Bruneit”, deklaroi ajo. Ky nderim, që më herët i është dhënë edhe Mbretëreshës Elizabeth II të Mbretërisë së Bashkuar, “vlerësohet si dëshmi e përkushtimit të Osmanit për forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në skenën globale”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar